Shfaqet mesazhi “Data dhe koha në pajisjen tuaj nuk janë të sakta”

Problemi:

Në DiasporaTV app shfaqet mesazhi “Data dhe koha në pajisjen tuaj nuk janë të sakta...” dhe kërkon username/password vazhdimisht. Kjo ndodhë për këto arsye:

  1. Keni të instaluar DiasporaTV app verzionin 4.1 apo më të ulët.
  2. Pajisja ku është instaluar DiasporaTV app nuk ka çasje në internet apo ka ndonjë bllokadë.

Zgjidhja:

Për ta rregulluar këtë problem, në pajisjen tuaj duhet të caktoni datën e sakt dhe të bëni upgrade aplikacionin e DiasporaTV.

Data dhe koha korrekte

  1. Në resiverin tuaj, shkoni në faqen kryesore, pastaj tek faqja "Settings".
  2. Gjeni dhe selektoni faqen "Date and Time".
  3. Plotësoni katrorin ku shkruan "Automatic Date and Time" dhe konfirmoni se data e saktë u shfaq.

Instaloni verzionin më të ri

Varësisht nga pajisja ku është instaluar DiasporaTV, përcjellni udhëzimet për instalimin e verzionit më të ri të DiasporaTV.