Në çfarë pajisje mund të shikoj DiasporaTV?

Shërbimin e DiasporaTV mund ta shikoni në mënyra të ndryshme: përmes DiasporaTV app në Android, përmes SmartTV apo në kompjuter përmes M3U8 playlist fajll.

DiasporaTV në Android

Mënyra e sugjeruar për çasje në shërbimin e DiasporaTV është përmes aplikacionit të DiasporaTV në Android. Për këtë duhet të keni pajisje me sistemin Android ku mund ta instaloni DiasporaTV app. Pajisja mund të jetë resiver, tablet apo smartphone dhe përderisa ka Android 4.1 (apo më të ri) dhe 1GB RAM (apo më shumë) atëherë nuk duhet të ketë problem.

Për më shumë, lexoni udhëzimet për instalimin e DiasporaTV app në Android.

Mënyrat Alternative

Mënyrat tjera për shikimin e shërbimit të DiasporaTV janë përmes M3U8 playlist fajllit, të cilin mund t'ju dërgojmë përmes e-mail.

Vëni re: DiasporaTV nuk ofron përkrahje teknike për asnjë pajisje përveç atyre që shiten nga DiasporaTV (si p.sh. SmartBox 200HD dhe SmartBox ALBA3).

Këto janë platformat që përkrahin M3U8 playlist fajlla. Klikoni në secilën për udhëzime të detajuara rreth instalimit.