Si mund të anuloj shërbimin me DiasporaTV?

Klienti mund të anuloj abonimin kurdo që të dëshiroj. Abonimi në asnjë rast nuk ri-përtrihet në mënyrë automatike.

Sipas Marrëveshjes së Shërbimit, DiasporaTV i kthen pagesën klientit nëse klienti:

  1. Nuk pranon shërbim nga DiasporaTV 1 muaj apo më gjatë. Në këtë rast, klienti ka të drejtë të anulimit të shërbimit dhe do t’i kthehet pagesa për muajt e pashfrytëzuar.
  2. Nuk merr asistencë të duhur nga teknikët. Në këtë rast, klienti duhet të kërkoj të bisedoj me menaxherin e ndërrimit në DiasporaTV. Pasi të vërtetohet se DiasporaTV nuk ka mundur ofroj shërbimin pa probleme, klientit do t’i kthehen mjetet materiale për shërbimin e pashfrytëzuar. Pagesa për muajt e shfrytëzuar të shërbimit nuk do të kthehet.

Për më shumë detaje, mund të lexoni Marrëveshjen e Shërbimit.