Testimi i shpejtësisë së internetit

Problemi:

Kanalet ngrihen shpesh gjatë shikimit të kanaleve.

Zgjidhja:

Arsyeja më e shpeshtë e ngrirjes së kanaleve ka të bëjë me lidhje të internetit. Pajisjet tjera që shfrytëzojnë internetin mund të ndikojnë në shpejtësinë dhe kualitetin e internetit që nevojitet për shfaqjen e sinjalit.

Pajisja ku përdoret DiasporaTV app duhet të ketë shpejtësi të mjaftueshme të internetit për të shfaqur sinjalin. Për këtë duhet të testohet lidhja e internetit në lokacionin ku përdoret shërbimi i DiasporaTV.

Testimin e internetit mund ta bëni vetëm përmes aplikacionit të DiasporaTV:

  1. Kur jeni në skemën e kanaleve, shtypeni pullën "MENU" (3 vija horizontale) në telekomandë dhe pastaj shtypeni pullën "OK" që të hapni faqën "Opcionet".
  2. Zgjidheni opsionin "Fillo testimet e internetit" dhe shtypeni pullën "OK" që të filloni testimin. Testimi mund të zgjas 2-15 minuta, varësisht në shpejtësinë e internetit.
  3. Rezultatet e testimit do t'ju shfaqen pasi të përfundojnë të gjitha testimett.
  4. Për t'u kthyer në listën e kanaleve, shtypeni pullën "RETURN" ose "BACK" në telekomandën tuaj.
  5. Nëse ende vazhdoni të keni problem me ngrirje të sinjalit, ju lutemi kontaktoni DiasporaTV për ndihmë të mëtutjeshme.