Shërbimi në MAG

Shërbimi i DiasporaTV mund të shikohet përmes resiverëve "MAG" nga kompania Infomir. Llojet e resiverëve janë: MAG250, MAG254, MAG255, MAG257, MAG322, MAG420, etj.

Vëni Re: Jashtë këtyre udhëzimeve, DiasporaTV nuk mund të jap përkrahje teknike për pajisjet e palëve të treta.

Lidhja e M3U8 playlist me "MAG"

Pasi të bëni abonimin në DiasporaTV, do të keni mundësi të përdorni M3U8 playlist përmes linkut apo fajllit. Për informata se si të çaseni në M3U8 playlist, lexoni udhëzimet këtu.

  1. Kyçuni në konton tuaj në faqen DiasporaTV dhe kopjoni M3U8 linkun.
  2. Në resiverin "MAG", shtypeni në telekomandë pullën "Menu" shtypeni opsionin "Add IPTV list".
  3. Tek fusha "URL" vendoseni linkun që e keni kopjuar në konton tuaj në DiasporaTV.
  4. Shtypeni pullën "Ok" në telekomandë dhe ruani M3U8 playlist.
  5. Lista e kanaleve do të shfaqet dhe mund të filloni shikimin e kanaleve.

Për më shumë informata dhe udhëzime rreth resiverit "MAG", mund të vizitoni faqen e përkrahjes teknike të MAG.