Kthimi në gjendje fabrike i Ugoos UT1

Problemi:

Në ekran ju shfaqet vetëm UGOOS JELLY BEAN dhe nuk hapet faqja e parë e pajisjes.

Parandalimi:

Për ta parandaluar bllokimin e pajisjes, ju lutemi përjellni hapat në vijim:

  1. Vendosni pajisjen aty ku ka qarkullim të ajrit (ventilim). Vendosja e pajisjes në dollap apo në vitrinë nuk preferohet.
  2. Pajisja nuk duhet të vendoset mbi apo pranë pajisjeve tjera që lëshojnë nxehtësi.
  3. Mos e fikni pajisjen në pullën e kuqe. Gjatë natës vetëm e mbyllni kanalin që jeni duke shikuar, lëreni pajisjen në listën e kanaleve, dhe fikeni televizorin. Të nesërmen vetëm e ndezni televizorin dhe filloni shikimin e kanaleve.

Zgjidhja:

  1. Fikni pajisjen në pullën e zezë prapa.
  2. Prapa pajisjes është një vrimë afër kabllos së internetit. Futeni një rrëmojcë apo diçka të hollë në vrimë dhe mbani pullën brenda të shtypur.
  3. Duke mbajtur rrëmojcën e shtypur, ndizeni pajisjen në pullën e zezë prapa.
  4. Mbani të shtypur rrëmojcën për minimum 15 sekonda. Në ekran një faqe ku shkruan "NO COMMAND".
  5. Gjeni dhe selektoni opcionin “FACTORY DATA RESET” që e shihni në ekran. Opcionin në fjalë mund ta zgjidhni me 4 shigjetat në telekomandë dhe pullën “OK” në telekomandë.
  6. Në faqen tjetër, gjeni dhe selektoni opcionin “DELETE ALL USER DATA”. Resetimi do të zgjas rreth 10 sekonda.
  7. Pasi të përfundoj resetimi, shtypni pullën “OK” që ta restartoni pajisjen tuaj.
  8. Startimi i pajisjes mund të zgjas deri në 5 minuta pasi që është hera e parë që po starton pajisje pas resetimit.
  9. Pasi të startoj pajisja, duhet ta instaloni aplikacionin e DiasporaTV dhe të kyçeni me konton tuaj.