Freskimi (update) i DiasporaTV app në Android

Qëllimi:

Për funksionim optimal, sugjerohet të freskoni (bëni update) aplikacionin DiasporaTV në pajisjen tuaj Android.

Zgjidhja:

Më poshtë do të gjeni udhëzimet për 2 mënyra se si të freskoni (bëni update) DiasporaTV app në pajisjen tuaj.

Metoda 1: Freskimi i aplikacionit përmes fajllit .apk

Për të instaluar verzionin e fundit të DiasporaTV app, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në resiverin tuaj, hapeni aplikacionin "Browser" dhe do të hapet faqja e Google.
  2. Me telekomandë, shkruani "diasporatv" në Google dhe pastaj klikoni në faqen DiasporaTV.com që shfaqet në rezultate.
  3. Me telekomandën tuaj, gjeni dhe klikoni linkun "Shkarko App".
  4. Klikoni në pullën e gjelbër "Shkarko Aplikacionin" dhe do t'ju shfaqet tabela "Downloads".
  5. Klikoni në aplikacionin e shkarkuar, zakonisht me emrin "dtv.apk". Nëse keni më shumë se 1 fajll që fillon me "dtv", atëherë klikoni në fajllin që ka numrin më të madh (p.sh. dtv-13.apk).
  6. Nëse ju shfaqet mesazhi "Cannot open file", atëherë përcjellni udhëzimet në vijim:
    1. Shkoni në faqen kryesore të pajisjes duke shtypur pullën "Home" në telekomandë.
    2. Hapeni aplikacionin "File Explorer", "Explorer" apo "File Browser". Disa pajisje kan app të ngjajshëm të listuar si "Explorer".
    3. Shkoni në "Internal Flash" apo "Internal Storage".
    4. Klikoni në "Downloads".
    5. Zgjidheni fajllin e shkarkuar (në formatin dtv.apk apo të ngjajshëm). Klikoni në fajllin që e ka numrin më të lartë. Për shembull dtv-6.apk ose dtv-11.apk.
  7. Nëse ju shfaqet mesazhi "Install Blocked", atëherë përcjellni udhëzimet në vijim:
    1. Shtypeni pullën "Settings".
    2. Gjeni dhe shtypeni opsionin "Unknown Sources" që të aktivizoni.
    3. Gjeni dhe shtypeni opsionin "Verify Apps" që ta de-aktivizoni.
    4. Shtypeni pullën "Return" (apo "Back") në telekomandë dhe duhet ta shihni tabelën "Downloads" përsëri. Vazhdoni me hapin 5 dhe pastaj 8.
  8. Kur përfundon instalimi, klikoni në pullën "Open" dhe do të hapet aplikacioni i DiasporaTV ku duhet të shkruani username dhe password për t'u kyçur në konton tuaj.

Metoda 2: Freskimi i aplikacionit përmes Google Play Store

Për të instaluar verzionin e fundit të DiasporaTV app përmes Google Play Store ose Play Store, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Gjeni dhe hapeni aplikacionin "Play Store" në pajisjen tuaj.
  2. Kyçuni në Play Store me e-mail adresën tuaj që përfundon me @gmail.com.
  3. Pasi të kyçeni në "Play Store", kërkoni aplikacionin me emrin: DiasporaTV. Do t'ju shfaqet aplikacioni si i instaluar.
  4. Shtypeni pullën UPDATE në ekran dhe do të vijoj instalimi i verzionit të fundit.
  5. Pasi të përfundoj instalimi i DiasporaTV app, hapeni aplikacionin e DiasporaTV dhe vazhdoni të shikoni kanalet tuaja.