Zhdukja e listës së kanaleve nga Smart IPTV app

Problemi:

Në aplikacionin "Smart IPTV" që keni instaluar ne televizorin tuaj, është zhdukur lista e kanaleve. Kjo mund të jetë shkaktuar për disa arsye:

  1. Periudha testuese e aplikacionit "Smart IPTV" ka skaduar dhe për të vazhduar përdorimin e këtij aplikacioni duhet të paguani në faqen e "Smart IPTV". Periudha testuese është FALAS për 1 javë. Pasi ta bëni pagesën, duhet ta ri-lidhni abonimin tuaj me televizorin tuaj.
  2. Lista e kanaleve ju është resetuar përmes faqes së "Smart IPTV". Kjo mund të bëhet nga kushdo që ka numrin e MAC adresës së televizorit tuaj.

Zgjidhja:

Më poshtë do të gjeni udhëzimet se si të zgjidhni këtë problem në të ardhmen.

Pagesa për aplikacionin "Smart IPTV"

Nëse ju ka skaduar periudha testuese e aplikacionit, kryeni pagesën në faqen e "Smart IPTV":

  1. Në kompjuterin tuaj, vizitoni faqen www.siptv.eu dhe pastaj klikoni në "Activation".
  2. Shkruani MAC adresën e televizorit tuaj dhe zgjedheni mënyren e pagesës.
  3. Pasi të bëni pagesën, duhet të ri-lidhni M3U8 playlist fajllin e abonimit tuaj me televizorin tuaj. Për këtë mund të kontaktoni DiasporaTV.

Vendosja e PIN kodit

Është e mundshme se dikush po ju reseton listën e kanaleve në televizor përmes internetit. Kjo ndodhë nëse dikush tjetër e di MAC adresën e televizorit tuaj. Për ta ndaluar këtë problem, duhet të vendosni PIN code në aplikacionin tuaj "Smart IPTV" ku më nuk do t'jetë e mundur që dikush të resetoj listën tuaj të kanaleve.

  1. Në televizorin tuaj, hapeni aplikacionin "Smart IPTV".
  2. Në telekomandë e televizorit, shtypeni pullën për opsionin "Settings".
  3. Në telekomandë e televizorit, shtypeni pullën për opsionin "Lock MAC".
  4. Vendosni PIN kodin e dëshiruar.
  5. Nëse nuk e keni listën e kanaleve në televizor, duhet të ri-lidhni M3U8 playlist fajllin e abonimit tuaj me televizorin tuaj. Për këtë mund të kontaktoni DiasporaTV.