Shërbimi në GSE SMART IPTV

Shërbimi i DiasporaTV mund të shikohet përmes aplikacionit "GSE SMART IPTV", aplikacion ky që mund të instalohet në pajisjet Android dhe iOS.

Duhet që në pajisjen tuaj të instaloni aplikacionin "GSE SMART IPTV" dhe pastaj të lidhni me pajisjen tuaj M3U8 playlist file/link e DiasporaTV. Për informata se si të çaseni në M3U8 playlist, lexoni udhëzimet këtu.

Aplikacioni "GSE SMART IPTV" është falas për t'u instaluar por mund të ketë mundësi shtesë që duhet të paguhen.

Vëni Re: Çfarëdo lloj pagese ndaj këtij aplikacioni i bëhet palës së tretë që ka zhvilluar aplikacionin dhe nuk ka asnjë lidhje me DiasporaTV. Jashtë këtyre udhëzimeve, DiasporaTV nuk mund të jap përkrahje teknike për aplikacionet e palëve të treta.

Instalimi i aplikacionit "GSE SMART IPTV" në pajisjen tuaj

Për të instaluar "GSE SMART IPTV" app në pajisjen tuaj, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Nëse jeni duke përdorur pajisje me sistemin iOS (si iPhone, iPad ose Apple TV), hapeni "App Store" në pajisjen tuaj dhe instaloni "GSE SMART IPTV".

  2. Nëse jeni duke përdorur pajisje me sistemin Android, hapeni "Play Store" dhe instaloni "GSE SMART IPTV".

  3. Pasi të instaloni "GSE SMART IPTV" app, përcjellni udhëzimet në vijim për lidhjen e M3U8 playlist me aplikacion.

Lidhja e M3U8 playlist me "GSE SMART IPTV"

Pasi të bëni abonimin në DiasporaTV, do të keni mundësi të përdorni M3U8 playlist përmes linkut apo fajllit.

  1. Kyçuni në konton tuaj në DiasporaTV dhe kopjoni M3U8 linkun në pajisjen ku do ta përdorni aplikacionin "GSE SMART IPTV".

  2. Në aplikacionin "GSE SMART IPTV", hapeni nga menu "Remote Playlists" dhe shtypeni pullën me shenjën plus (+) që të shtoni M3U playlist.

  3. Tek "Playlist name" shkruani "DiasporaTV" dhe te "playlist link" vendoseni linkun që e keni kopjuar në konton tuaj.

  4. Lista e kanaleve do të shfaqet dhe mund të filloni shikimin e kanaleve.

Për më shumë informata dhe udhëzime rreth aplikacionit "GSE SMART IPTV", mund të kontaktoni zhvilluesin e këtij aplikacioni.