Instalimi i DiasporaTV në LG SmartTV dhe LG webOS

Qëllimi:

Instalimi i shërbimit të DiasporaTV në televizorët LG SmartTV dhe LG webOS. Duhet që në televizor të instaloni aplikacionin "Smart IPTV" dhe pastaj të lidhni me televizor M3U8 playlist fajllin e DiasporaTV që ju është dërguar në e-mail.

Vëni re: "Smart IPTV" quhet aplikacioni të cilin mund ta përdorni për çasje në shërbimin e DiasporaTV, ndërsa "SmartTV" është modeli kompatibil i disa televizorëve LG.

Aplikacioni "Smart IPTV" është falas për 7 ditët e para si periudhë testuese dhe më pas paguhet 5.49 EUR vetëm 1 herë. Kjo pagesë bëhet në faqen e zhvilluesëve të këtij aplikacioni.

Zgjidhja:

Më poshtë do të gjeni udhëzimet se si ta lidhni shërbimin e DiasporaTV në televizorin tuaj LG.

Instalimi i aplikacionit "Smart IPTV" në televizorin LG

Për të instaluar aplikacionin "Smart IPTV" në LG televizor, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në televizorin tuaj, hapeni "LG Apps Store".
  2. Në kategorinë "Entertainment", gjeni dhe instaloni aplikacionin "Smart IPTV".
  3. Pasi të instaloni "Smart IPTV" app, do t'ju shfaqen informata rreth këtij aplikacioni, si p.sh. kodi "MAC Address" i televizorit tuaj dhe informatat se si të paguani këtë aplikacion.

Lidhja e M3U8 playlist fajllit me televizorin LG

Pasi të bëni abonimin në DiasporaTV, do t'ju dërgohet e-maili me M3U8 playlist fajllin që duhet ta lidhni me televizorin tuaj LG. Kjo procedurë mund të kryhet edhe nga operatorët e DiasporaTV nëse dërgoni MAC adresën e televizorit tuaj.

  1. Hapeni e-mailin që ju ka dërguar DiasporaTV dhe ruajeni M3U8 fajllin në kompjuterin apo telefonin tuaj.
  2. Nga e njejta pajisje ku e keni ruajtur M3U8 fajllin, hapeni faqen www.siptv.eu
  3. Klikoni lart në menu "My List".
  4. Në pjesën "Upload your local IPTV playlist ", shkruani MAC adresën e televizorit tuaj në fushën "MAC" dhe zgjedheni M3U8 fajllin në fushën "List".
  5. Shtypeni pullën "Upload" dhe prisni derisa të konfirmohet ngarkimi i M3U8 playlistës.
  6. Mbylleni aplikacionin "Smart IPTV" në televizorin tuaj dhe hapeni përsëri pas disa sekondave.
  7. Lista e kanaleve do të shfaqet dhe mund të filloni shikimin e kanaleve.

Për më shumë informata dhe udhëzime rreth aplikacionit "Smart IPTV", mund të vizitoni faqen: www.siptv.eu nga kompjuteri apo telefoni juaj.