Kthimi në gjendje fabrike i K-R42

Problemi:

Në ekran ju shfaqet vetëm ANDROID dhe nuk hapet faqja e parë e pajisjes.

Parandalimi:

Për ta parandaluar bllokimin e pajisjes, ju lutemi përjellni hapat në vijim:

  1. Vendosni pajisjen aty ku ka qarkullim të ajrit (ventilim). Vendosja e pajisjes në dollap apo në vitrinë nuk preferohet.
  2. Pajisja nuk duhet të vendoset mbi apo pranë pajisjeve tjera që lëshojnë nxehtësi.
  3. Mos e fikni pajisjen në pullën e kuqe. Gjatë natës vetëm e mbyllni kanalin që jeni duke shikuar, lëreni pajisjen në listën e kanaleve, dhe fikeni televizorin. Të nesërmen vetëm e ndezni televizorin dhe filloni shikimin e kanaleve.

Zgjidhja:

Pajisja juaj duhet të resetohet (dmth. të kthehet në gjendje fabrike). Pas resetimit, të gjitha aplikacionet që keni instaluar në pajisje, duke përfshirë këtu edhe aplikacionin e DiasporaTV, do të fshihen dhe do të duhet të instaloni aplikacionin e DiasporaTV nga fillimi.

Përcjellni udhëzimet në vijim për ta resetuar pajisjen tuaj:

  1. Largoni pajisjen nga rryma.
  2. Shtypni pullën "RECOVERY". Pulla "RECOVERY" gjendet nën pajisje.
  3. Duke mbajtur pullën "RECOVERY" të shtypur, lidheni pajisjen në rrymë dhe shtypni pullën mbi pajisje ku ndizet pajisja.
  4. Mbani të shtypur pullën "RECOVERY" për minimum 15 sekonda. Në ekran do të shfaqet një faqe që shkruan "NO COMMAND".
  5. Gjeni dhe selektoni opcionin "FACTORY DATA RESET" që e shihni në ekran. Opcionin në fjalë mund ta zgjidhni me 4 shigjetat në telekomandë dhe pullën "OK" në telekomandë.
  6. Në faqen tjetër, gjeni dhe selektoni opcionin "DELETE ALL USER DATA". Resetimi do të zgjas rreth 10 sekonda.
  7. Pasi të përfundoj resetimi, shtypni pullën "OK" që ta restartoni pajisjen tuaj.
  8. Startimi i pajisjes mund të zgjas deri në 5 minuta pasi që është hera e parë që po starton pajisje pas resetimit.
  9. Pasi të startoj pajisja, duhet ta instaloni aplikacionin e DiasporaTV dhe të kyçeni me konton tuaj.