Instalimi i DiasporaTV app në Android

Qëllimi:

Për të shikuar sinjalin e DiasporaTV në pajisjet tuaja Android, duhet që pajisjen ta lidhni me televizor dhe pastaj të instaloni DiasporaTV app. Pasi të instalohet aplikacioni i DiasporaTV në pajisje, duhet të kyçeni në konton tuaj që keni krijuar në DiasporaTV.

Vëni re: Për t'u kyçur në aplikacionin e DiasporaTV, duhet të keni konto aktive në DiasporaTV.

Zgjidhja:

Më poshtë do të gjeni udhëzimet për 2 mënyra se si ta instaloni DiasporaTV app në pajisjen tuaj.

Metoda 1: Instalimi i aplikacionit përmes fajllit .apk

Për ta instaluar aplikacionin e DiasporaTV fajllit .apk, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në resiverin tuaj, hapeni aplikacionin "Browser" dhe do të hapet faqja e Google.
  2. Me telekomandë, shkruani "diasporatv" në Google dhe pastaj klikoni në faqen DiasporaTV.com që shfaqet në rezultate.
  3. Me telekomandën tuaj, gjeni dhe klikoni linkun "Shkarko App".
  4. Klikoni në pullën e gjelbër "Shkarko Aplikacionin" dhe do t'ju shfaqet tabela "Downloads".
  5. Klikoni në aplikacionin e shkarkuar, zakonisht me emrin "dtv.apk". Nëse keni më shumë se 1 fajll që fillon me "dtv", atëherë klikoni në fajllin që ka numrin më të madh (p.sh. dtv-13.apk).
  6. Nëse ju del mesazhi "Cannot open file", atëherë përcjellni udhëzimet në vijim:
    1. Shkoni në faqen kryesore të pajisjes duke shtypur pullën "Home" në telekomandë.
    2. Hapeni aplikacionin "File Explorer", "Explorer" apo "File Browser". Disa pajisje kan app të ngjajshëm të listuar si "Explorer".
    3. Shkoni në "Internal Flash" apo "Internal Storage".
    4. Klikoni në "Downloads".
    5. Zgjidheni fajllin e shkarkuar (në formatin dtv.apk apo të ngjajshëm). Klikoni në fajllin që e ka numrin më të lartë. Për shembull dtv-6.apk ose dtv-11.apk.
  7. Nëse ju del "Install Blocked", atëherë klikoni në pullën "Settings", pastaj do t'ju hapet faqja "Settings".
  8. Gjeni dhe selektoni opsionin "Unknown Sources" që të aktivizoni këtë opsion.
  9. Gjeni dhe selektoni opsionin "Verify Apps" që ta de-aktivizoni këtë opsion.
  10. Shtypni pullën "Return" në telekomandë dhe duhet ta shihni tabelën "Downloads" përsëri. Vazhdoni me hapin 5 dhe 11.
  11. Kur përfundon instalimi, klikoni në pullën "Open" dhe do të hapet aplikacioni i DiasporaTV ku duhet të shkruani username dhe password për t'u kyçur në konton tuaj.

Metoda 2: Instalimi i aplikacionit përmes Google Play Store

Për ta instaluar DiasporaTV app përmes Google Play Store ose Play Store, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Gjeni dhe hapeni aplikacionin "Play Store".
  2. Kyçuni në Play Store me e-mail adresën tuaj që përfundon me @gmail.com.
  3. Pasi të kyçeni në "Play Store", kërkoni aplikacionin me emrin: DiasporaTV.
  4. Kur ju shfaqet DiasporaTV app në rezultate, shtypeni pullën INSTALL në ekran dhe do të vijoj instalimi.
  5. Pasi të përfundoj instalimi i DiasporaTV app, hapeni aplikacionin e DiasporaTV dhe shkruani username dhe password për t'u kyçur në konton tuaj.