Freskimi (update) i DiasporaTV app në SmartBox 200HD

Qëllimi:

Për funksionim optimal, sugjerohet të freskoni (bëni update) aplikacionin DiasporaTV në resiverin SmartBox 200HD.

Zgjidhja:

Më poshtë do të gjeni udhëzimet se si të freskoni (bëni update) DiasporaTV app në resiverin tuaj.

Për të instaluar verzionin e fundit të DiasporaTV app, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në telekomandën tuaj, shtypeni pullën e kaltër me shenjën e DiasporaTV. Kjo pullë gjendet nën pullën e kuqe ku fiket/ndizet resiveri. Do të hapet një faqe ku shkruan "Shkarko App".
  2. Në telekomandën tuaj, shtypeni pullën "OK" dhe do të filloj shkarkimi i verzionit të fundit të DiasporaTV app.
  3. Në telekomandën tuaj, shtypeni pullën "SHTËPIA".
  4. Gjeni dhe zgjedheni ikonën "APP" poshtë në faqe.
  5. Gjeni dhe shtypeni aplikacionin "File Browser", pastaj shkoni tek "Internal Storage" dhe në fund hapeni "Downloads" nga lista e fajllave.
  6. Klikoni në fajllin e shkarkuar, zakonisht me emrin "dtv.apk". Nëse keni më shumë se 1 fajll që fillon me "dtv", atëherë klikoni në fajllin që ka numrin më të madh (p.sh. dtv-13.apk).
  7. Nëse ju shfaqet mesazhi "Install Blocked", atëherë përcjellni udhëzimet në vijim:
    1. Shtypeni pullën "Settings".
    2. Gjeni dhe shtypeni opsionin "Unknown Sources" që të aktivizoni.
    3. Gjeni dhe shtypeni opsionin "Verify Apps" që ta de-aktivizoni.
    4. Shtypeni pullën "Return" (apo "Back") në telekomandë dhe duhet ta shihni tabelën "Downloads" përsëri. Vazhdoni me hapin 6 dhe pastaj 8.
  8. Kur përfundon instalimi, klikoni në pullën "Open" dhe do të hapet aplikacioni i DiasporaTV ku duhet të shkruani username dhe password për t'u kyçur në konton tuaj.