Pagesa me Check/Money Order

Pagesat me check apo money order pranohen vetëm nga klientët me vendbanim në Sh.B.A. dhe Kanada. Pagesa duhet të jetë në Dollar Amerikan (USD). Pagesat me check/money order zgjasin 3-7 ditë pune.

Procedura për pagesë përmes check apo money order është:

  1. Nëse ende nuk jeni të regjistruar në DiasporaTV, duhet të regjistroni konto përmes faqes DiasporaTV.com.
  2. Në formularin e porosisë, zgjedheni opsionin "Pagesë Offline" dhe përfundoni porosinë.
  3. Kontaktoni DiasporaTV dhe kërkoni nga operatori i DiasporaTV të ju dërgoj informatat për pagesë me check apo money order.
  4. Dërgoni pagesën dhe njoftoni DiasporaTV për pagesën e kryer dhe informatat se kush e ka dërguar pagesën.
  5. Pas 3-7 ditë pune, DiasporaTV do t'ju informoj rreth statusit të pagesës. Poashtu, mund të kontaktoni direkt DiasporaTV për të pyetur se a është procesuar pagesa me sukses.
  6. Pasi të procesohet pagesa, do t'ju aktivizohet shërbimi dhe do t'ju niset pakazhi me resiver nëse keni porositur.

Vëni re: Është e domosdoshme të na kontaktoni para se të bëni pagesën përmes check apo money order. Mos dërgoni pagesë pa pranuar informatat nga DiasporaTV me shkrim.

Lexo për mënyra tjera të pagesës.