Fshirja e DiasporaTV app në Android

Qëllimi:

Dëshiroj ta fshijë DiasporaTV app nga pajisja ime Android.

Zgjidhja:

Në rast se nuk dëshironi të shfrytëzoni DiasporaTV app në pajisjen tuaj apo nëse keni problem me freskim (Upgrade) të aplikacionit, përcjellni udhëzimet në vijim për fshirjen e aplikacionit të DiasporaTV nga pajisja juaj Android.

  1. Me telekomandë shkoni në faqen kryesore të pajisjes suaj. Këtë mund ta bëni duke klikuar pullën "Shtëpia" në telekomandë.
  2. Me telekomandë duhet ta hapni listën e aplikacioneve të instaluara. Varësisht nga pajisja, kjo mund të gjendet nën "Apps", apo nën ikonën 6-pikëshe si kjo apo kjo.
  3. Gjeni aplikacionin "Settings" dhe me telekomandë, klikoni në "Settings"
  4. Në anën e majtë të faqes "Settings", klikoni në "Apps".
  5. Në anën e djathtë të faqes "Settings", klikoni në "DiasporaTV".
  6. Në tabelën që hapet në anën e djathtë të faqes "Settings", klikoni në pullën "Uninstall".
  7. Në tabelën konfirmuese që ju hapet, klikoni në pullën "OK".
  8. Kur përfundon fshirja e aplikacionit të DiasporaTV nga pajisja, mund ta shtypni pullën "OK" në tabelën e konfirmimit.

Nëse dëshironi ta ri-instaloni DiasporaTV në pajisjen tuaj Android, lexoni udhëzimet për instalimin e DiasporaTV app.