Shfaqet mesazhi "No Signal"

Problemi:

Në ekran shfaqet mesazhi "No Signal" kur dëshiroj të shoh kanalet në televizor.

Parandalimi:

Për ta parandaluar këtë problem me resiverin tuaj, ju lutemi mos ndryshoni rezolucionin e fotografisë (Screen Resolution) në pajisjen tuaj.

Zgjidhja:

Pajisja juaj transmeton sinjalin përmes kabllos HDMI por ndoshta rezolucioni në të cilin përçon sinjalin pajisja nuk është kompatibil me televizorin tuaj.

Përcjellni udhëzimet në vijim për ta ndryshuar rezolucionin e pajisjes:

  1. Lidheni pajisjen përmes HDMI në ndonjë televizor tjetër që ka më shumë mundësi dhe opsione.
  2. Kur ndizet pajisja, shkoni në OPSIONET (SETTINGS) e pajisjes.
  3. Gjeni dhe ndryshoni opsionin "Screen Resolution" në 720p60.
  4. Lidheni pajisjen në televizorin tuaj dhe vazhdoni të shikoni kanalet.
  5. Nëse ende keni probleme, mund të lidhni pajisjen në televizor përmes kabllos RCA/ANALOG dhe do të anashkaloni problemin e HDMI rezolucionit.