Ndryshimi i kontos në DiasporaTV app

Qëllimi:

Në DiasporaTV kam të lidhur një konto por dëshiroj që të kyçem me një konto tjetër.

Zgjidhja:

Në faqen OPCIONET të DiasporaTV app, mund të ç'kyqeni nga kontoja që keni të lidhur dhe pastaj të kyçeni me ndonjë konto tjetër.

Përcjellni udhëzimet në vijim për të ndryshuar konton në DiasporaTV app:

  1. Mbylleni aplikacionin e DiasporaTV dhe hapeni përsëri.
  2. Nga faqja e listës së kanaleve, shkoni lart në 3 pikat vertikale që shfaqen. Këto 3 pika mund t'i gjeni në shiritin ku shfaqet llogoja e DiasporaTV, menuja TV KANALE, VOD, RADIO, YOUTUBE, etj.
  3. Në menu që do të shfaqet në këndin lart-djathtas të ekranit, gjeni dhe selektoni "OPCIONET".
  4. Kur hapet faqja "OPCIONET", gjeni dhe selektoni opsionin "Ç'KYQU DHE FSHIJË INFORMATAT NGA PAJISJA".
  5. Pas fshirjes së informatave, mund të kyçeni me konto tjetër.