Ndryshimi i rradhitjës së kanaleve në listë

Qëllimi:

Dëshiroj ndryshoj renditjen e kanaleve në listën e DiasporaTV app.

Zgjidhja:

Renditja e kanaleve nuk mund të ndryshohet por është mundësia të krijohet një listën e kanaleve favorite ashtu që në ekran të shfaqen vetëm kanalet e preferuara.

Shto Favorit

Për të shtuar një kanal në favorit, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në listën e kanaleve, shtypni dhe mbani të shtypur pullën "OK" në telekomandë.
  2. Pas disa sekondash, do t'ju shfaqet një tabelë që ju pyet të konfirmoni shtesën e kanalit në listën favorit.
  3. Kanali juaj është shtuar në listën favorit dhe këtë listë mund ta gjeni lartë në aplikacion ku janë të shfaqura TV KANALE, VOD, YOUTUBE, RADIO , FAVORIT.

Fshijë nga Favorit

Për të shtuar një kanal në favorit, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në listën e kanaleve, shtypni dhe mbani të shtypur pullën "OK" në telekomandë.
  2. Pas disa sekondash, do t'ju shfaqet një tabelë që ju pyet të konfirmoni fshirjen e kanalit nga lista favorit.
  3. Kanali juaj është fshirë nga lista favorit.

Lista e Kanaleve Favorit

Për të hapur listën e kanaleve automatikisht çdo herë që hapet DiasporaTV, duhet të caktoni këtë në opsionet e aplikacionit DiasporaTV.

  1. Nga faqja e listës së kanaleve, shkoni lart në 3 pikat vertikale që shfaqen. Këto 3 pika mund t'i gjeni në shiritin ku shfaqet llogoja e DiasporaTV, menuja TV KANALE, VOD, RADIO, YOUTUBE, etj.
  2. Në menu që do të shfaqet në këndin lart-djathtas të ekranit, gjeni dhe selektoni "OPCIONET".
  3. Kur hapet faqja "OPCIONET", gjeni dhe selektoni opsionin "Faqja kryesore kur hapet aplikacioni".
  4. Nga lista zgjedheni opsionin "Favorit" që gjendet në fund të listës.
  5. Tani çdo herë që e hapni aplikacionin e DiasporaTV do t'ju shfaqet faqja "Favorit" me kanalet tuaja të zgjedhura.