Ndryshimi i passwordit

Problemi:

Kam harruar passwordin dhe nuk mund të kyçem në konto për të bërë pagesë apo të shikoj kanalet.

Vëni re: Kontrolloni se a po e shkruani username apo e-mail adresën në aplikacionin e DiasporaTV. Në DiasporaTV app mund të shkruani vetëm username dhe jo e-mail adresën.

Zgjidhja:

Nëse keni harruar passwordin, e vetmja mënyrë për tu çasur në konton tuaj është pasi ta ndryshoni passwordin. Për të ndryshuar passwordin duhet të keni çasje në e-mailin që keni shkruar gjatë regjistrimit si klient. Përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Vizitoni faqen e DiasporaTV dhe klikoni lartë në "Kyçu në Konto";
  2. Në formular gjeni dhe klikoni linkun "Keni harruar passwordin?"
  3. Shkruani username apo e-mail adresën tuaj.
  4. Shtypeni pullën "Përkujto Passwordin".
  5. Pas disa minutash, kontrollo e-mailin tuaj që ta gjeni një e-mail të dërguar nga DiasporaTV me titullin "Përkujtimi për passwordin tuaj";
  6. Klikoni linkun në e-mail dhe do t'ju hapet faqja ku mund ta ndryshoni passwordin.
  7. Shkruani passwordin e ri dhe shtypeni pullën "Ndrysho Passwordin". Prej tani mund të kyçeni në konton tuaj me passwordin e ri.

Në rast se e-mail adresa juaj që keni shkruar gjatë regjistrimit nuk është aktive më apo nuk keni çasje në të, ju lutemi kontaktoni DiasporaTV dhe bashkangjiteni kopjen e letërnjoftimit ku shihet adresën juaj e vendbanimit. Pas verifikimit të dokumentit tuaj, DiasporaTV do të ndryshoj e-mail adresën në konton tuaj dhe pastaj mund të përcjellni procedurën e lartshënuar për ndryshimin e passwordit.