Kthimi në gjendje fabrike i SmartBox 200HD

Problemi:

Në ekran ju shfaqet mesazhi "SmartBox is starting up..." dhe resiveri nuk e kalon këtë fazë.

Parandalimi:

Për ta parandaluar bllokimin e resiverit, ju lutemi përjellni hapat në vijim:

  1. Vendosni pajisjen aty ku ka qarkullim të ajrit (ventilim). Vendosja e pajisjes në dollap apo në vitrinë nuk preferohet.
  2. Pajisja nuk duhet të vendoset mbi apo pranë pajisjeve tjera që lëshojnë nxehtësi sepse kjo shkakton lagështi që mund të ndikoj në elektronikën e resiverit.
  3. Mos e fikni pajisjen në pullën e kuqe. Gjatë natës vetëm e mbylleni kanalin që jeni duke shikuar, lejeni pajisjen në listën e kanaleve dhe fikeni televizorin. Të nesërmen vetëm e ndezni televizorin dhe filloni shikimin e kanaleve.

Zgjidhja:

Pajisja juaj duhet të resetohet (dmth. të kthehet në gjendje fabrike). Pas resetimit, të gjitha aplikacionet që keni instaluar në pajisje, përveç DiasporaTV app, do të fshihen dhe do të duhet të kyçeni në konton tuaj përsëri nga resiveri.

Përcjellni udhëzimet në vijim për ta resetuar pajisjen tuaj:

  1. Largoni pajisjen nga rryma.
  2. Prapa pajisjes është një vrimë ku shkruan RESET. Futeni një rrëmojsë apo diçka të hollë në vrimë dhe mbani pullën brenda të shtypur.
  3. Duke mbajtur rrëmojcën e shtypur, futeni në rrymë prap resiverin.
  4. Mbani të shtypur rrëmojcën për minimum 15 sekonda derisa në ekran shfaqet mesazhi "NO COMMAND".
  5. Gjeni dhe selektoni opsionin "WIPE DATA/FACTORY RESET" që e shihni në ekran. Opsionin në fjalë mund ta zgjidhni me 4 shigjetat në telekomandë dhe pullën "OK" në telekomandë.
  6. Në faqen e ardhshme, gjeni dhe selektoni opsionin "YES - DELETE ALL USER DATA". Resetimi do të zgjas 5-10 sekonda.
  7. Pasi të përfundoj resetimi, gjeni dhe selektoni opsionin "WIPE CACHE" dhe shtypeni pullën "OK".
  8. Shtypeni pullën “OK” që ta restartoni pajisjen tuaj.
  9. Startimi i pajisjes mund të zgjas deri në 10 minuta pasi që resiveri po starton pajisje për herë të parë pas resetimit.
  10. Pasi të startoj pajisja, duhet të kyçeni në konton tuaj duke shkruar username dhe password.