Fotografia dhe zëri zhduken vetvetiu

Problemi:

Herë pas here televizori fiket, shfaqë mesazhin "No Signal".

Zgjidhja:

Kjo mund të ndodhë në raste kur resiveri nuk është plotësisht kompatibil me televizor. Në disa raste televizori fiket dhe nuk ndizet më prap derisa të hiqet resiveri nga rryma apo të hiqet HDMI kabllo nga resiveri.

Për të rregulluar këtë problem, duhet të de-aktivizohet opsioni "HDMI-CEC" në televizor. Ky opsion mund të listohet me emra të ndryshëm varësisht nga marka e televizorit. Tabela e mëposhtme përmbanë emrat e ndryshëm.

Televizori Emri i HDMI-CEC
Samsung Anynet+
LG SimpLink
Panasonic "HDAVI Control", "EZ-Sync" ose "VIERA Link
Philips EasyLink
Sharp Aquos Link
Sony BRAVIA Sync
Toshiba "CE-Link" ose "Regza Link"
Vizio CEC

Përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në televizorin tuaj, gjeni opsionin "HDMI-CEC" dhe deaktivizoni atë.
  2. Hiqeni resiverin nga rryma.
  3. Hiqeni televizorin nga rryma dhe pas 5-10 minutave futeni në rrymë përsëri.
  4. Futeni resiverin në rrymë.
  5. Tash e tutje nuk duhet të keni probleme më.