Instalimi i resiverit SmartBox 200HD

Qëllimi:

Sapo kam pranuar nga posta resiverin SmartBox 200HD dhe më duhet ndihmë të instaloj resiverin.

Zgjidhja:

Instalimi i resiverit SmartBox 200HD bëhet sipas hapave të mëposhtëm:

  1. Lidheni kabllon HDMI nga resiveri në televizorin tuaj.
  2. Lidheni kabllon e rrjetit nga resiveri në kutinë e internetit. Kjo është opsionale nëse planifikoni të lidhni resiverin në internet me WIFI/WLAN/wireless, me ç'rast mund të përcjellni udhëzimet për lidhje ajrore.
  3. Lidheni kabllon e rrymës nga resiveri në prizë dhe prisni derisa të startoj resiveri.
  4. Pasi të startoj resiveri do të shfaqet faqja "Welcome", ku duhet të shtypni pullën "Next" që të caktoni opsionet e ndryshme të resiverit.
  5. Pasi të zgjedhni të gjitha opsionet e dëshiruara, shtypeni pullën "Finish" dhe do të hapet faqja e parë e resiverit.
  6. Zgjedheni dhe shtypeni ikonën "DiasporaTV".
  7. Kyçuni me username/password të kontos suaj për të shikuar kanalet. Nëse keni harruar username apo password, klikoni këtu për të përkujtuar passwordin.