Instalimi i DiasporaTV në Samsung SmartTV

Qëllimi:

Instalimi i shërbimit të DiasporaTV në televizorët Samsung SmartTV. Duhet që në televizor të instaloni aplikacionin "Smart IPTV" dhe pastaj të lidhni me televizor M3U8 playlist fajllin e DiasporaTV që ju është dërguar në e-mail.

Vëni re: "Smart IPTV" quhet aplikacioni të cilin mund ta përdorni për çasje në shërbimin e DiasporaTV, ndërsa "SmartTV" është modeli kompatibil i televizorëve Samsung.

Televizorët Samsung që janë kompatibil me "Smart IPTV" app janë:

Viti Modeli
2012 Seria E dhe ES
2013 Më lartë + Seria F
2014 Më lartë + Seria H dhe HU
2015 Më lartë + Seria J, JU dhe JS
2016 Më lartë + Seria K, KU dhe KS
2017 Më lartë + Seria M, MU dhe MS

Aplikacioni "Smart IPTV" është falas për 7 ditët e para si periudhë testuese dhe më pas paguhet 5.49 EUR vetëm 1 herë. Kjo pagesë bëhet në faqen e zhvilluesëve të këtij aplikacioni.

Zgjidhja:

Më poshtë do të gjeni udhëzimet se si ta lidhni shërbimin e DiasporaTV në televizorin tuaj Samsung SmartTV.

Instalimi i aplikacionit "Smart IPTV" në televizorin Samsung

Për të instaluar aplikacionin "Smart IPTV" në Samsung televizor, përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Në televizorin tuaj, hapeni "Smart Hub" dhe pastaj hapeni "Samsung Apps".
  2. Në kategorinë "Video", gjeni dhe instaloni aplikacionin "Smart IPTV".
  3. Pasi të instaloni "Smart IPTV" app, do t'ju shfaqen informata rreth këtij aplikacioni, si p.sh. kodi "MAC Address" i televizorit tuaj dhe informatat se si të paguani këtë aplikacion.

Lidhja e M3U8 playlist fajllit me televizorin Samsung

Pasi të bëni abonimin në DiasporaTV, do t'ju dërgohet e-maili me M3U8 playlist fajllin që duhet ta lidhni me televizorin tuaj Samsung. Kjo procedurë mund të kryhet edhe nga operatorët e DiasporaTV nëse dërgoni MAC adresën e televizorit tuaj.

  1. Hapeni e-mailin që ju ka dërguar DiasporaTV dhe ruajeni M3U8 fajllin në kompjuterin apo telefonin tuaj.
  2. Nga e njejta pajisje ku e keni ruajtur M3U8 fajllin, hapeni faqen www.siptv.eu
  3. Klikoni lart në menu "My List".
  4. Në pjesën "Upload your local IPTV playlist ", shkruani MAC adresën e televizorit tuaj në fushën "MAC" dhe zgjedheni M3U8 fajllin në fushën "List".
  5. Shtypeni pullën "Upload" dhe prisni derisa të konfirmohet ngarkimi i M3U8 playlistës.
  6. Mbylleni aplikacionin "Smart IPTV" në televizorin tuaj dhe hapeni përsëri pas disa sekondave.
  7. Lista e kanaleve do të shfaqet dhe mund të filloni shikimin e kanaleve.

Për më shumë informata dhe udhëzime rreth aplikacionit "Smart IPTV", mund të vizitoni faqen: www.siptv.eu nga kompjuteri apo telefoni juaj.