Fotografia e kanaleve e zvogëluar në SmartBox 200HD

Problemi:

Rreth ekranit shfaqen vija të zeza kur shikoni kanalet televizive në resiverin SmartBox 200HD. Kjo është për shkak të një opsioni në resiver ku fotografia mund të zmadhohet apo zvogëlohet për të ndihmuar me disa lloje të televizorëve.

Zgjidhja:

Për ta rregulluar këtë problem, duhet të hyni opsionet e pajisjes dhe të zmadhoni fotografinë. Përcjellni udhëzimet në vijim:

  1. Shtypni butonin SHTËPIA në telekomandë.
  2. Poshtë në ekran do t'ju shfaqen 4 ikona: MEDIA, APP, GAMES dhe SETTINGS. Shkoni tek SETTINGS.
  3. Lart në ekran shkoni tek një katror që shënon COMMON.
  4. Në Screen Resolution, zgjedheni 720p60hz.
  5. Në Screen Scale, bëjeni numrin 100.
  6. Shtypni butonin SHTËPIA në telekomandë dhe hapeni DiasporaTV.
  7. Nëse fotografia nuk është e zmadhuar në tërë ekranin, atëherë hiqeni resiverin nga rryma dhe futeni në rrymë përsëri.
  8. Nëse vazhdoni të keni problem me fotografinë, duhet ta zmadhoni fotografin përmes opsionit ZOOM në telekomandën e televizorit tuaj (jo të SmartBox 200HD).