Lidhja e interneti ajror në SmartBox 200HD

Qëllimi:

Lidhja e resiverit SmartBox 200HD në internet përmes lidhjes ajrore WIFI/WLAN/wireless.

Zgjidhja:

Resiveri SmartBox 200HD mund të lidhet në internet përmes kabllos apo internetit ajror WIFI/WLAN/wireless. DiasporaTV sugjeron lidhjen me kabllo për shkak të stabilitetit që ka lidhja me kabllo.

Përcjellni udhëzimet në vijim për të lidhur resiverin SmartBox 200HD në internet përmes WIFI/WLAN/wireless:

  1. Në telekomandën tuaj shtypeni pullën "SHTËPIA".
  2. Gjeni dhe hapeni opsionin "SETTINGS" që gjendet poshtë në ekran.
  3. Lart në anën e djathtë hapeni opsionin "NETWORK". Do t'ju shfaqet faqja "Network Select" ku do të keni opsionet "WIFI" (interneti ajror) dhe "ETHERNET" (interneti me kabllo).
  4. Gjeni dhe hapeni opsionin "WIFI". Pas disa sekondash do të shfaqet lista e rrjeteve ajrore në afërsi të resiverit.
  5. Gjeni dhe hapeni rrjetin tuaj ajror.
  6. Shkruani passwordin e rrjetit tuaj ajror.
  7. Shtypeni pullën "Connect" dhe prisni derisa të shfaqet mesazhi "Connected" pranë rrjetit tuaj në listë.