Qëllimi:
Lidhja e resiverit SmartBox 200HD në internet përmes lidhjes ajrore WIFI/WLAN/wireless.
Zgjidhja:
Resiveri SmartBox 200HD mund të lidhet në internet përmes kabllos apo internetit ajror WIFI/WLAN/wireless. DiasporaTV sugjeron lidhjen me kabllo për shkak të stabilitetit që ka lidhja me kabllo.
Përcjellni udhëzimet në vijim për të lidhur resiverin SmartBox 200HD në internet përmes WIFI/WLAN/wireless:
- Në telekomandën tuaj shtypeni pullën "SHTËPIA".
- Gjeni dhe hapeni opsionin "SETTINGS" që gjendet poshtë në ekran.
- Lart në anën e djathtë hapeni opsionin "NETWORK". Do t'ju shfaqet faqja "Network Select" ku do të keni opsionet "WIFI" (interneti ajror) dhe "ETHERNET" (interneti me kabllo).
- Gjeni dhe hapeni opsionin "WIFI". Pas disa sekondash do të shfaqet lista e rrjeteve ajrore në afërsi të resiverit.
- Gjeni dhe hapeni rrjetin tuaj ajror.
- Shkruani passwordin e rrjetit tuaj ajror.
- Shtypeni pullën "Connect" dhe prisni derisa të shfaqet mesazhi "Connected" pranë rrjetit tuaj në listë.