Përmirësimi i stabilitetit të sinjalit

Problemi:

Kanalet më ngrihen shpesh kur jam duke shikuar shërbimin e DiasporaTV. Kjo mund të ndodhë për disa arsye:

  1. Shpejtësia e internetit është jo-stabile apo e ulët. Nëse ngrirjet ndodhin pasdite por punojnë në rregull paradite atëherë mund të ketë filtrim të internetit nga ana e kompanisë së internetit.
  2. Pajisja ku i shikoni kanalet është e lidhur në internet përmes WIFI/WLAN/wireless dhe jo me kabllo.
  3. Shërbimi i DiasporaTV është duke pasur probleme momentale në pikën e transmetimit ku lidhet pajisj juaj. Për më shumë informata rreth kësaj duhet të kontaktoni DiasporaTV.

Zgjidhja:

Më poshtë do të gjeni udhëzimet se si të stabilizoni sinjalin e kanaleve tuaja.

Testoni internetin nga DiasporaTV app

Aplikacioni DiasporaTV në Android ka mundësinë për testimin e internetit. Nëse jeni duke shikuar kanalet përmes televizorit, duhet të gjeni një pajisje me Android ku do ta instaloni DiasporaTV app dhe pastaj të bëni testimin e internetit. Lexoni udhëzimet për testimin e internetit.

De-aktivizoni WIFI/WLAN/wireless

Për sinjal më stabil, DiasporaTV sugjeron lidhjen e pajisjes në internet përmes kabllos dhe de-aktivizimin e lidhjes së internetit ajror në pajisje.

  1. Në pajisjen tuaj, shkoni në faqen kryesore dhe hapeni opsionin "Settings".
  2. Gjeni dhe de-aktivizoni opsionin "WIFI" (mund të shkruaj "WLAN" apo "Wireless" në pajisje të ndryshme).
  3. Lidheni pajisjen në kuti të internetit përmes kabllos.
  4. Sigurohuni që opsioni "ETHERNET" është i aktivizuar dhe "DHCP" është i aktivizuar poashtu.
  5. Shkoni në faqen kryesore dhe hapeni DiasporaTV app.